Telenews

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë thyer ligjet në Arabinë Saudite – kjo është arsyeja

Cristiano Ronaldo do të nisë aventurën e tij të re së bashku me fëmijët dhe partneren e tij Georgina Rodriguez në Arabinë Saudite. Portugezi dhe Rodriguez nuk janë ende të martuar dhe në këtë vend është e paligjshme që një burrë dhe një grua të jetojnë  së bashku nëse nuk janë të martuar ligjërisht.

Gazetat e huaja kanë cituar opinionin profesional të dy avokatëve të Arabisë Saudite për këtë çështje.

“Edhe pse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos  ndëshkojnë askënd. Sigurisht, këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim.”- thuhet ndër të tjera.

Autoritetet në Arabinë Saudite nuk ndërhyjnë në të tilla çështje kur bëhet fjalë për të huajt, por ligji vazhdon të ndalojë bashkëjetesën jashtë martesës.

Mediat e huaja shkruajnë se duke patur parasysh profilin e futbollistit ka shumë pak gjasa që Ronaldo të hasë në probleme në të ardhmen.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj