Telenews

Ronaldo e Maguire më të sharët e Premierligës në Twitter

Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire të Manchester United janë dy lojtarët e Premier Ligës që kanë më së shumti komente abuzuese në rrjetin social Twitter, sipas një studimi të kryer nga instituti Alan Turing bashkë me Ofcom.

Në gjysmën e parë të sezonit të kaluar, studimi zbuloi se Ronaldo mori 12 mijë e 520 komente fyese, ndërsa Maguire mori 8 mijë e 954, gati 6 mijë e 400 më shumë se lojtari i tretë në listë, Marcus Rafshord.

Tetë nga 10 lojtarët që morën më së shumti reagimet abuzive luajtën më United sezonin e kaluar e që janë Ronaldo, Maguire, Rafshor, Bruno Fernandes, Fred, Jesse Lingard, Paul Pogva e David De Gea në momentin që përfunduan të gjashtit në ligë dhe nuk arritën të kualifikoheshin as për në Evropa Ligë.

I pesti në listën e 10-shes me më së shumti komente abuzive është sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, i cili ka 2 mijë e 127 komente dhe Jack Grealisht i cili nënshkroi për Cityn në një shumë prej 100 milionë funte ku mori 1 mijë e 538 komente abuzive.

Studimi, i cili synonte të zbulonte nivelin e armiqësisë me të cilën përballen futbollistët në mediat sociale, zbuloi se kulmi i aktivitetit të këtyre komenteve ishte në kohën kur Ronaldo nënshkroi për United nga Juventusi gushtin e kaluar dhe kur Maguire postoi një kërkim-falje pas disfatës së skuadrës së tij në derbin ndaj Cityt në Nëntor.

Kevin Bakhurst, drejtori i grupit të Ofcom për transmetimin dhe përmbajtjen në internet, tha se “këto gjetje hedhin dritë mbi një anë të errët të lojës së bukur, futbollit.

“Abuzimi në internet nuk ka vend në sport, as në shoqërinë e gjerë, dhe trajtimi i tij kërkon një përpjekje ekipore”, tha Bakhurst, shkruan espn, transmeton Klankosova.tv

Studimi përfshiu analizën e 2.3 milionë cicërimave në Twitter, nga të cilat afro 60 mijë u zbuluan se ishin abuzive.

Të ngajshme

Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin e Bayernit me kosto zero

KushtrimGuraj

Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të FIFA të njohur si The Best: Kush do të jetë futbollisti më i mirë në botë?

KushtrimGuraj

“E kanë lënë vetëm”, drejtori i Bayer Leverkusenit kritikon Real Madridin për trajtimin që po i bën Xabi Alonsos

KushtrimGuraj