Christiano Ronaldo nuk do t’i ribashkohet
me bashkëkombësin Jose Mourinho, raporton Corriere dello Sport, transmeton
GazetaExpress.
Ka pasur thashetheme që pesë herë fituesi i
Topit të Artë po kërkon një largim nga Manchester United, por edhe nëse ndodh
ndryshimi i skenarit të tij, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nuk do të
zbarkojë në kryeqytetin italian pasi që Giallorossi nuk kanë para për ta financuar
një marrëveshje të tillë.
Sipas raporteve në Angli, Cristiano Ronaldo
dëshiron të largohet nga Manchester United. Sipas thashemeve të këtij afati
kalimtar në Angli dhe Spanjë, asi portugez do t’i thotë lamtumirë Djajve të Kuq,
pasi që nuk ka ndonjë miqësi me ten Hag, i cili dëshiron që të fokusohet në
profile të tjera: Ronaldo mendon që të largohet nga Anglia por deri me tani nuk
ka pasur interes për të në tregun e transferove. Thashethemet thonë se ai mund
të kalojë në Sporting Lisbon por po ashtu edhe në Romë, të cilët po kërkojnë
një lojtar që rrit cilësinë e skuadrës me përvojën e tij.
Por, kalimi në Romë, megjithatë, nuk do të
bëhet, pasi që thashethemet vazhdimisht janë mohuar nga klubi që e kanë
distancuar sjelljen e Cristiano Ronaldos. Arsyet janë të ndryshme.
Para së gjithash, Roma nuk dëshiron që të vë
bast në një lojtar 37 vjeçar, i cili së paku dëshiron kontratë dy vjeçare. Paga
po është është një element i rëndësishëm. Ronaldo fiton 23 milionë euro neto
për sezon, edhe nëse përgjysmohet kjo pagë kjo do të rriste shpenzimet e klubit
nga kryeqyteti italian. Ronaldo nuk do të përfitonte nga shkalla e tatimit, një
fakt që e largon këtë lojtar edhe më shumë nga Roma.
Për më shumë, duhet të merren në konsideratë
edhe marrëdhëniet jo të mira Ronaldo dhe Mourinho gjatë kohës së tij në Real
Madrid. Megjithatë, këto marrëdhënie mund të korrigjohen, ashtu si ndodhi me
Special One dhe Mkhitaryan, por do të ishte rrezik të shihje këto dy elemente
karizmatike në Trigoria si Mou dhe CR7 pa një qetësi të duhur. /GazetaExpress/
The post Ronaldo nuk do t’i ribashkohet Mourinhos në Romë appeared first on Gazeta Express.

