Cristiano Ronaldo ka pranuar se po i afrohet fundit të karrierës së tij futbollistike, duke zbuluar se pensionimi është “shumë afër”. Në një intervistë me gazetarin anglez Piers Morgan, sulmuesi 40-vjeçar i Al-Nassr foli me sinqeritet për fundin e rrugëtimit të tij në futboll dhe krahasimin e përjetshëm me Lionel Messin.
“Kur do të dal në pension? Së shpejti, por mendoj se do të jem gati,” tha Ronaldo. “Sigurisht, do të jetë shumë e vështirë dhe ndoshta do të qaj. Por jam përgatitur për të ardhmen time që kur isha 25 vjeç, kështu që besoj se do ta përballoj mirë. Asgjë nuk krahasohet me adrenalinën që ndien kur shënon një gol, por gjithçka ka një fillim dhe një fund. Kam pasione të tjera dhe do të kem më shumë kohë për veten dhe familjen time.”

