Cristiano Ronaldo ka testuar në një sport të ri dhe ai tashmë është etiketuar si “lojtari më i madh i të gjitha kohërave” në të.
Sezoni i 38-vjeçarit, i cili pa një largim shpërthyes nga Manchester United në dhjetor, përfundoi me zhgënjim muajin e kaluar.
Skuadra nga Arabia Saudite e legjendës portugeze, Al-Nassr e pushoi veteranin të mërkurën e kaluar për fitoren 3-0 ndaj Al Fateh.
Por, ata tashmë ishin mposhtur në titullin e Ligës Pro Saudite pasi Al-Ittihad përfundoi pesë pikë përpara tyre.
Megjithatë, Ronaldo po rikuperohet nga ai zhënjim, pasi ai është aktualisht në Singapor për të promovuar një sërë nismash bamirësie që drejtohen nga miku i tij Peter Lim, manjati miliarder që zotëron skuadrën spanjolle Valencia.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë foli me fëmijët gjatë udhëtimit të tij përpara se të merrte pjesë në një lojë Padel, sporti me reketë i ngjashëm me tenisin.
on
Legjenda e Real Madridit u brohorit nga një mori të rinjsh që ishin në oborr dhe më vonë postoi një fotografi në Instagram me mbishkrimin: “Së shpejti në Azi @primepadelsport – faleminderit për pjesëmarrjen!”.
Ronaldo dukej po aq i relaksuar me reketën në dorë sa edhe para portës.
Dhe pasi pamjet e tij duke luajtur u bënë virale, fansat e përshëndetën shpejt atë si mbretin e tij të këtij sporti, si dhe si një mbret futbolli.
Një fans komentoi: “Kjo është arsyeja pse Cristiano Ronaldo është tenisti më i madh padel i të gjitha kohërave”.
Një tjetër tha: “G.O.A.T im, edhe më i mirë në padel”.
This is why Cristiano Ronaldo is the greatest padel tennis player of all time. 😍pic.twitter.com/7bJBEfOcg8
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) June 3, 2023