Telenews

Rrahim Tërnava fton qytetarët në tubimin qendror të fushatës në Fushë Kosovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrahim Tërnava, ka njoftuar se tubimi qendror i fushatës së tij do të mbahet më 9 tetor, në shkollën “Mihal Grameno”, duke filluar nga ora 20:30.

Përmes një postimi në facebook, Tërnava ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e treguar gjatë gjithë fushatës, duke theksuar se bashkë me ta dëshiron ta përmbyllë këtë rrugëtim me unitet dhe besim në ndryshim.

“Për muaj me radhë, ju më keni nderuar duke më pritur në shtëpitë tuaja, duke më hapur derën dhe zemrën për t’ju shpalosur planet e mia për një Fushë Kosovë #MaMIRË. Tani dua që bashkë me ju ta përmbyllim këtë fushatë, ashtu siç i ka hije  me bashkim, dinjitet dhe besim në ndryshim,” ka shkruar Tërnava.

Ai ka shtuar se 12 tetori nuk është vetëm një datë zgjedhjesh, por dita kur qytetarët vendosin për të ardhmen e Fushë Kosovës.
“Bashkë e filluam, bashkë do ta përfundojmë  për Fushë Kosovën që meriton më shumë,” ka përfunduar ai.

Të ngajshme

Më 11 tetor përfundon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës

Valjeta Turkaj

“Komunat në prag të balotazhit”, analistët nuk shohin fitues të qartë në zgjedhjet e 12 tetorit

Erzana Fazliu

Katër të vdekur nga shembja e ndërtesës në qendër të Madridit

Erzana Fazliu