Telenews

Rrahje në Spitalin e Pejës, mjeku sulmoi fizikisht punëtorin

Një rrahje ka ndodhur të hënën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Një mjek ka sulmuar fizikisht një punëtor të këtij institucioni shëndetësor.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se lidhur me rastin janë intervistuar viktima, i dyshuari dhe dëshmitarët.

“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhur dhe e ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistuar viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin”, deklaroi Gashi.

Ai tutje bëri të ditur se me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj