Është arrestuar një person në Shtime nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson policia në raportin 24-orësh.