Telenews

Nga Zelanda e Re në Francë me biçikletë: Një udhëtim 35,000 km që kalon edhe përmes Kosovës

Në një nga rrugët e Kosovës, një gazetar i Telenews.al ka rastisur një udhëtar të pazakontë: Bryan Jam, një i ri francez që prej 18 muajsh ka ndërmarrë një udhëtim epik nga Zelanda e Re drejt Francës – vetëm me biçikletë.

Bryani ka kaluar përmes 18 shteteve dhe ka përshkuar mbi 35,000 kilometra, duke kaluar kontinente të tëra dhe vende me klimë, kulturë dhe histori të ndryshme. Udhëtimi i tij ka pasur si pikënisje skajet e Oqeanisë, e si pikë përfundimtare ka Nantes, një qytet në perëndim të Francës.

Në një bisedë të shkurtër me gazetarin tonë, Bryan u shpreh se Kosova i ka lënë përshtypje shumë pozitive:

“Njerëzit janë tepër mikpritës dhe natyra është e mrekullueshme. Nuk e kisha menduar se do të ishte kaq bukur këtu.”

Ky udhëtim nuk është thjesht një aventurë personale për Bryanin. Ai thotë se po dokumenton eksperiencën e tij përmes një blogu dhe rrjeteve sociale, me synimin për të frymëzuar të rinjtë që të kërkojnë aventura përtej kufijve dhe të lidhen më shumë me natyrën.

I ngarkuar me një çantë, një tendë, dhe biçikletën që e ka shoqëruar për çdo ditë të këtij rrugëtimi, ai vazhdon udhën përmes Ballkanit drejt destinacionit final në Francë.

Ky udhëtim është një dëshmi e guximit, durimit dhe lidhjes së thellë me lirinë që sjell udhëtimi në natyrë.

Të ngajshme

Musliu – Kurtit: S’jemi të interesuar për ofertat tua, lej përrallat dhe shkojmë në zgjedhje

Valjeta Turkaj

Kuvendi mban seancë solemne për Eliot Engel, Kosova në ditë zie për Rexhep Qosjen

Valjeta Turkaj

Vdes një i ri tragjikisht në një aksident në Gjermani

Valjeta Turkaj