Telenews

Raportohet se ndeshja Meksikë-Angli do t’i ndryshojë orari për shkak të rrezikut nga stuhia

Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë në Kupën e Botës në futboll, e planifikuar për të dielën në mbrëmje, raportohet se do të luhet disa orë më herët, në mesditë sipas kohës lokale në Meksikë, raportuan të premten mediat lokale të shtetit organizator.

Ndeshja e 1/16-ës së finales do të luhet në stadiumin “Estadio Azteca”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Meksika, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, është njëra nga organizatoret e Kupës së Botës këtë vit.

Loja mes Meksikës e Anglisë fillimisht ishte planifikuar të fillonte në orën 18:00 sipas kohës lokale, por ndeshjes i është ndërruar orari për shkak të rrezikut nga stuhitë, raportuan mediat meksikane, duke cituar burime me njohuri rreth çështjes.

Meksika e ka eliminuar Ekuadorin në rundin paraprak me rezultat 2 me 0, ndërsa Anglia e ka mposhtur Republikën Demokratike të Kongos me rezultat 2 me 1.

Të ngajshme

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj