Telenews

Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në një pjesë të autostradës Ibrahim Rugova, segmenti Suharekë-Prizren ka rrëshqitur dheu duke ngadalësuar tej mase qarkullimin e automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë  se shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu

“Në një pjesë të autostradës Suharekë-Prizren km-27, ka rrëshqitur dheu. Shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu, por qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me shpejtësi të ngadaltë”, ka njoftuar Krasniqi.

Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke i vendosur shenjat përkatëse./Telenews.al/

 

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj