Telenews

Rrëshqitjet e dheut marrin 14 jetë në Bosnje e Hercegovinë

Të paktën 14 persona kanë vdekur për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme, rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në Bosnje e Hercegovinë, thanë zyrtarët të premten.

Finlanda propozon Pekka Haavisto për një pozitë të lartë në BEJava Botërore e HapësirësIzraeli shqyrton opsionet e “përgjigjes së ashpër” ndaj sulmit të IranitPolicia e Kosovës bëhet me autoblindaMinistrja e Jashtme suedeze goditet me qepë e domate
Administrata e Mbrojtjes Civile u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet në rrugët për në komunën Konjiq dhe Jabllanicë, duke u bërë thirrje të gjithëve që të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të shpëtimit për të parandaluar viktima të tjera.

Shumë banorë u detyruan të evakuohen pasi reshjet e forta shkaktuan vërshimin e lumenjve dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut, duke ndërprerë rëndë jetën në Jabllanicë dhe Konjic.
Ndërkohë, u raportua se rrugët kryesore në rajon janë bllokuar dhe kjo po pengon përpjekjet e shpëtimit.

Lexo po ashtuLufta në Ukrainë, SHBA: Javën e ardhshme priten njoftimet e reja për avionët F-16Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës janë të angazhuara për të ndihmuar popullatën civile në rrezik nga përmbytjet.

Sipas Kryqit të Kuq të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës më shumë se 20 ndërtesa banimi janë shkatërruar dhe jeta dhe shëndeti i qindra familjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë janë në rrezik të madh.
Gjithashtu, Hekurudhat njoftuan se ka dëmtime serioze në objektet hekurudhore në një gjatësi prej 17 kilometrash që lidh kryeqytetin Sarajevë.

Përveç veriut të Hercegovinës dhe një pjese të Bosnjës qendrore, nga përmbytjet janë prekur edhe komunat Kreshevë, Kiselak dhe Fojnicë. /AA

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj