Telenews

Rreth 100 të vrarë në Gaza ndërsa kërkonin ndihmë ushqimore

Rreth 100 persona janë vrarë në Gaza gjatë ditës së djeshme, teksa kërkonin ndihmë ushqimore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Tragjedia ndodhi në kohën kur Izraeli ka shpallur një pauzë ditore prej 10 orësh në tri zona të Gazës, për të lejuar ndihmat humanitare, shkruan Sky News.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë versionin e tyre për incidentin: “Trupat qëlluan me të shtëna paralajmëruese për të larguar një kërcënim të menjëhershëm që u paraqitej atyre”.

“Një grumbullim prej mijëra banorësh të Gazës u identifikua në Rripin verior të Gazës.”

IDF gjithashtu tha: “IDF është në dijeni të pretendimit në lidhje me viktimat në zonë dhe detajet e incidentit janë ende duke u shqyrtuar.”

Ndërkohë, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së raportoi se një konvoj me 25 kamionë që po transportonte ushqime për në Gazën veriore u përball me civilë të uritur dhe një situatë të rëndë në terren.

“Ndërsa konvoji afrohej, turma përreth u qëllua nga tanket, snajperët dhe armë të tjera izraelite.”

Raportime të tjera flasin për vazhdim të sulmeve izraelite në zona që nuk përfshihen në pauzat ushtarake të shpallura.

IDF ka paralajmëruar banorët në veri të Gazës: “Beit Lahia dhe Jabalia janë zona aktive luftimi dhe jashtëzakonisht të rrezikshme.”

Të ngajshme

Zelensky paralajmëron se Rusia po shton forcat në disa pjesë të vijës së frontit

KushtrimGuraj

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini

KushtrimGuraj

Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin në Banjskë: Qeveria Kurti ka heshtur, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua

KushtrimGuraj