Telenews

Rreziku nga Lufta e Tretë Botërore, Putin: Është shqetësuese, nuk po bëj shaka

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë një paralajmërim të fortë për përshkallëzimin e tensioneve globale, duke e cilësuar si real dhe shqetësues rrezikun për një konflikt të përmasave botërore.

Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, ai foli për rritjen e potencialit për përplasje të mëdha, duke u ndalur tek zhvillimet e fundit në disa pjesë të globit.

“Po, është shqetësuese. Po flas pa ironi dhe pa shaka. Ka shumë potencial për konflikte dhe ai po shtohet. Kjo ndodh para syve tanë dhe na prek drejtpërdrejt”, deklaroi Putin, në një fjalim të ndjekur nga mediat botërore, përfshirë Reuters.

Ai përmendi luftën në Ukrainë, tensionet mes Izraelit dhe Iranit dhe situatën e ndjeshme që rrethon objektet bërthamore të Teheranit – ku Rusia është e përfshirë me ndërtimin e dy reaktorëve të rinj.

“Kjo kërkon jo vetëm vëmendje të kujdesshme ndaj zhvillimeve që po ndodhin, por edhe kërkimin e zgjidhjeve – zgjidhje, në mënyrë të preferueshme, paqësore, në të gjitha drejtimet”, theksoi presidenti rus.

Të ngajshme

Serbia i pranon paratë e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Valjeta Turkaj

Macron thotë se Irani duhet të tregojë gatishmëri për të negociuar

Valjeta Turkaj

Kina dërgon 74 aeroplanë drejt Tajvanit

Valjeta Turkaj