Telenews

Serbia i pranon paratë e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Më herët, BE-ja u ka paguar para-financim prej 24.4 milionë eurosh Maqedonisë së Veriut në mars, 30 milionë euro Shqipërisë në mars dhe 12.5 milionë euro Malit të Zi në maj.

Qëllim i kësaj pakete ambicioze financiare të BE-së është që të ndihmohet rritja ekonomike në këtë rajon dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të tij evropian.

Kosova ende nuk e ka pranuar asnjë para nga para-financimi, pasi i duhet fillimisht ta ratifikojë marrëveshjen për kredi në Kuvend.

Nuk është e qartë se kur do të bëhet Kosova me Kuvend të ri, pasi partitë parlamentare nuk po arrijnë të gjejë një mënyrë për të dalë nga ngërçi politik as katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve në shkurt.

ipas një përllogaritjeje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga kjo paketë.

Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme. Pjesa prej 7% që do t’i paguhej si para-financim, i bie të jetë rreth 61 milionë euro./

Të ngajshme

Misetic thotë se Specialja i shpalli në masë të madhe kriminale metodat e UÇK për arritjen e pavarësisë: Kaq larg s’shkoi as prokuroria

Yllka Gashi

KQZ ndan para për deputetët, cila parti përfiton më shumë?

Yllka Gashi

Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë –

KushtrimGuraj