Telenews

Rrëzimi i kranit në Rrugën A: Punëtori i dytë i lënduar në gjendje të rëndë

Punëtori i cili mbeti i lënduar rëndë pas shembjes së një krani në një vendpunishte në Rrugën A në Prishtinë, është në gjendje stabile dhe po vazhdon trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se pacienti ka pësuar lëndime të rënda trupore, por gjendja e tij aktualisht është stabile.

Ndërkohë, një punëtor tjetër, i cili po ashtu ishte dërguar në Qendrën Emergjente pas incidentit, ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Sipas tij, pacienti i mbijetuar do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët –

KushtrimGuraj

Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje –

KushtrimGuraj

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj