Telenews

Rriten çmimet e patundshmërive për 30%, cilat janë katër lagjet më të shtrenjta në Prishtinë?

Sipas Burim Halilit, shitës i patundshmërive, ngritja është 25 deri në 30 për qind krahasuar me vitet e kaluara, mirëpo krahas çmimit, sipas tij, është rritur edhe cilësia.Halili tha se lagjet më të shtrenjta momentalisht në Prishtinë janë ajo e Pejtonit, Lakrishtës, e Muhaxherëve dhe lagjja Arbëria.

“Sot jemi të vetëdijshëm të gjithë si qytetarë se jetojmë në një kohë inflacioni edhe ngritje kemi në përgjithësi në të gjitha gjërat diku 15 për qind deri në 20 për qind, e një ndër ato që ka ngritje ma shumë është edhe çmimi i patundshmërive.

“Nëse e bëjmë një krahasim tash me të kaluarën, ngritja e çmimeve është përafërsisht 25 për qind deri në 30 për qind e metrit katror nga koha e kaluar deri më sot”, u shpreh Halili për EO.

“Si lagje që janë momentalisht më të shtrejta e kemi lagjen Pejton, Lakrishtë, lagjja e Muhaxherëve edhe Arbëria”.Ai ka thënë se krahas çmimit, është rritur edhe cilësia e ndërtimeve.“Çmimet janë rezultat i inflacionit dhe ngritjes së materialeve ndërtimore, për sa i përket ngritjes së cilësisë së ndërtimeve të larta qoftë edhe atyre të ulëta. Kohëve të fundit kemi një ngritje të jashtëzakonshme, minimalisht ma shumë se 50%.“Por, është rritur cilësia e ndërtimit, s’ka objekt i cili është më shumë se 6 kate dhe nuk i ofron minimalisht 2 lifta. Pastaj e kanë ngritur edhe cilësinë te parketet, cilësinë e liftave, janë fasadat ventiluese edhe cilësia e ndërtimit. Nëse bëjmë një krahasim mes ndërtimeve që i kemi sot aktuale që po ndërtohen edhe ndërtimeve që i kemi pasë para 7 ose 8 viteve është jashtëzakonisht cilësi më e lartë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 1 tetor

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj