Telenews

Rriten për 6 qind çmimet e naftës pas bllokadës së ShBA-së në Ngushticën e Hormuzit

Çmimet e naftës u rritën për rreth 6 për qind dhe shkuan në më shumë se 100 dollarë për fuçi të hënën, pasi ushtria amerikane tha se do t’i bllokojë anijet që nisen nga portet e Iranit, ndërsa Teherani kërcënoi se do të hakmerrej ndaj porteve të vendeve fqinje në Gjirin Persik, duke shkaktuar frikë për më shumë pengesa ndaj dërgesave të energjisë, pasi bisedimet e paqes në fundjavë dështuan.

Çmimi i një fuçie me naftë të papërpunuar në bursën “Brent” u rrit për 5,76 dollarë ose 6,1 për qind dhe shkoi në 100,96 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi në bursën WTI u rrit për 5,69 dollarë ose 5,9 për qind dhe shkoi në 102,26 dollarë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Nëse presidenti amerikan, Donald Trump, “vërtet e mbështet kërcënimin e tij me bllokadë me barka të vërteta, mund të vijë së shpejti një konvergjencë mes tregjeve në letër dhe tregjeve fizike” – tha Helima Croft, analiste në “RBC Capital Markets”.

Dy anije transportuese të naftës, të lidhura me Iranin, dolën nga Gjiri Persik të hënën, ndërsa anije të tjera filluan që ta shmangnin Ngushticën e Hormuzit. Rreth 20 për qind e dërgesave globale të naftës dhe gazit natyror të lëngëzuar kalonin zakonisht nëpër këtë rrugë detare para fillimit të konfliktit.

Arabia Saudite tha se e riktheu kapacitetin e plotë të nxjerrjes së naftës përmes naftësjellësit Lindje – Perëndim në rreth 7 milionë fuçi në ditë, pas dëmit të shkaktuar nga sulmet iraniane.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) e uli parashikimin për kërkesën globale për naftë në çerekun e dytë të vitit për 500 mijë fuçi në ditë.

Të ngajshme

Orban pas humbjes së zgjedhjeve në Hungari: Do të vazhdojmë të luftojmë

KushtrimGuraj

Një cisternë nafte e sanksionuar kalon Ngushticën e Hormuzit, sfidon bllokadën e Trump

KushtrimGuraj

BE kërkon koalicion për sigurinë detare, shkak tensionet në Ngushticën e Hormuzit

KushtrimGuraj