Telenews

Berisha: Opozita në “kilometrin e fundit”, protestat vazhdojnë deri në largimin e Ramës

Kreu i Partia Demokratike të Shqipësë, Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të betejës së saj politike, duke paralajmëruar vijimin e protestave deri në largimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.

 

Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se opozita ka tejkaluar problemet e brendshme dhe se tashmë fokusi i saj është i përqendruar plotësisht në përballjen me qeverinë, të cilën e cilësoi si “pushteti i krimit”.

Ai u shpreh se protesta mbetet “arma kryesore” e opozitës, duke akuzuar njëkohësisht qeverinë për bllokimin e funksionimit normal të parlamentit.

Sipas tij, nuk lejohen komisione hetimore, interpelanca apo debate me mocion, ndërsa deputetëve të opozitës nuk u vihen në dispozicion informacionet dhe dokumentet sipas ligjit.

Megjithatë, Berisha theksoi se opozita nuk do të braktisë parlamentin, duke e konsideruar këtë si një qëndrim të qëllimshëm për të mos i shërbyer, sipas tij, interesave të mazhorancës.

Në fund, ai deklaroi se opozita e konsideron veten legjitime në çdo veprim të “kryengritjes paqësore” kundër qeverisë.

Të ngajshme

Konjufca kërkon mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësim në NATO: Politika jonë e jashtme është unike

KushtrimGuraj

Hoxha e cilëson Kosovën “prioritet absolut” të politikës së jashtme shqiptare

KushtrimGuraj

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet

KushtrimGuraj