Telenews

Rriten rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë, KOMF shpreh shqetësim mbi situatën

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka shprehur shqetësim për paraqitjen e vazhdueshme të rasteve të reja dhe rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), deri më 27 korrik 2026 janë konfirmuar gjithsej 78 raste me fruth.

Aktualisht, 17 fëmijë janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtim mjekësor.

Dy prej tyre, për shkak të vështirësive në frymëmarrje, janë duke u trajtuar me mbështetje me oksigjen. Fëmijët e prekur janë kryesisht të moshës 1 deri në 2 vjeç.

Shqetësim të veçantë paraqet fakti se fruthi është përhapur në dy institucione parashkollore, ku janë prekur fëmijë të pavaksinuar. Sipas masave të IKShPK-së, nuk lejohet pranimi i asnjë fëmije në institucionet parashkollore dhe shkollore pa paraqitjen e dokumentit zyrtar (vërtetimit të vaksinimit).

KOMF thekson se institucionet parashkollore janë të obliguara t’i zbatojnë në mënyrë rigoroze masat parandaluese të përcaktuara nga IKShPK. Prandaj, KOMF u bën thirrje institucioneve parashkollore që t’i zbatojnë me përgjegjësi këto masa dhe të sigurojnë mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

KOMF u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të vaksinojnë fëmijët e tyre në përputhje me kalendarin e rregullt të vaksinimit.

Të ngajshme

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara, të fshehura në një autobus te Dheu i Bardhë

Yllka Gashi

Bulliqi: Nga 1 shtatori Komuna e Podujevës merr përsipër mbështetjen edukative për fëmijët me autizëm

Yllka Gashi

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Yllka Gashi