Telenews

Rrjeti i Grave të Kosovës mban Kuvendin vjetor, prezente edhe kjo ministre

 

 

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), sot mban Kuvendin Vjetor.

RrGK organizon Kuvendin Vjetor të Anëtareve që nga viti 2003, si pjesë e përgjegjësisë së anëtareve të stafit për të raportuar tek Kuvendi i Anëtareve të RrGK çdo vit.

Në përputhshmëri me Statutin e RrGK-së, Kuvendi i Anëtareve është organi më i lartë qeverisës, që mbikqyrë dhe vlerëson punën e RrGK-së.

RrGK ka punuar në arritjen e vizionit të saj për një Kosovë, ku gratë dhe burrat janë të barabartë, dhe kanë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, dhe bëjnë një jetë pa dhunë.

Në këtë Kuvend sot merr pjesë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Takimi mbahet në Prishtinë nga ora 10:30 e deri në ora 13:00.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj