Telenews

Rrokullisen me veturë dy policë në Novobërdë

Të dielën rreth orës 11:20 në Novobërdë është rrokullisur një veturë në të cilën ndodheshin dy policë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për lëndimin e dy policëve e ka konfirmuar, zëdhënësi Ismet Hashani, ndërsa për rastin në fjalë janë dhënë detaje në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, vozitësi derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj