Një person është lënduar pasi një kamion është rrokullisur në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në kilometrin e 2-të Lipjan – Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 8:20.
Kështu bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.
“Rreth orës 8:20 në autostradën “Arbën Xhaferi” në kilometrin e 2-të, Lipjan – Prishtinë, është raportuar për një akisdent trafiku. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës ka dal në lokacion. I përfshirë në këtë vetaksident ka qenë një kamionet dhe raportohet që një person të ketë marrë lëndime trupore. Njësitet relevante dhe ato për menaxhim të autostradës janë marrë me rastin”-tha Hoxha.
Hoxha bëri thirrje nga drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë ngjasjes.
“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vigjilent dhe shpejtësinë e automjetit ta përshtasin me kushtet e rrugës në mënyrë që të kemi sa më pak aksidente rrugore” – theksoi Hoxha.

