Telenews

Rrufeja mbyti prizrenasin derisa po punonte me traktor, Policia jep detaje

Një person ka vdekur në fshatin Petrovë të Prizrenit, pasi është goditur nga rrufeja mbrëmë. Për rastin ka dhënë detaje Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Sipas Policisë, ai është goditur nga rrufeja derisa ishte duke e drejtuar traktorin.

Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor.
Fsh. Petrovë, Prizren 02.06.2022 – 16:32. Viktima mashkull  kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raport
 

Të ngajshme

KEK-u nis remontin 30-ditor të njësisë B2

Valjeta Turkaj

Dita e Zjarrfikësve: Organizohen aktivitete demonstruese në sheshin e Mitrovicës

Valjeta Turkaj

Kurti e Rama në foton familjare të samitit të Komunitetit Politik Evropian

Valjeta Turkaj