Telenews

RTK-ja urdhëron gazetarët që Kurtit të mos i referohen si “kryeministër në detyrë”

Radio Televizioni Publik sot ka urdhëruar gazetarët që në kronikat e tyre kryeministrit Albin Kurti të mos i referohen si “kryeministër në detyrë” dhe Qeverisë aktuale të mos i referohen si “Qeveri në detyrë”.

Përmes një emaili, redaktori i lajme qendrore, Besart Galica, ka urdhëruar që në asnjë kronikë televizive dhe në asnjë edicion të lajmeve të mos përdoren terme të tilla.

“Qeveria aktuale është me të gjitha kompetencat e saj deri në konstatimin e legjislaturës së re. Kështu që, në asnjë edicion të lajmeve të mos nënshkruhet – kryeministër në detyrë apo qeveria në detyrë, dhe në asnjë kronikë”, thuhet në email të cilin e ka siguruar Gazeta Nacionale.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj