Telenews

Ruajtja e gabuar e kremit kundër diellit rrit rrezikun për kancer lëkure

Ruajtja e kremit kundër diellit në banjo mund ta bëjë atë më pak efektiv në mbrojtjen nga kanceri i lëkurës, ka paralajmëruar një mjek specialist.

Dr. Ed Robinson thotë se avulli i nxehtë nga dushi dhe banjat mund të shkaktojë prishjen e përbërësve mbrojtës në kremin me SPF, duke e bërë atë më pak të aftë për të parandaluar dëmet e rrezikshme nga dielli, transmeton Telenews.al.

Sipas tij, miliona njerëz që e mbajnë kremin kundër diellit në dollapët e banjos mund të jenë në rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjeve të rënda si kanceri i lëkurës.

“Temperaturat e larta dhe rrezet direkte të diellit e ulin efektivitetin e kremit kundër diellit dhe e lënë lëkurën të pambrojtur,” tha Dr. Robinson.

“Përdorimi i një SPF-je të degraduar do të thotë që nuk po merrni mbrojtjen që është premtuar në shishe. Kjo rrit rrezikun për djegie nga dielli, plakje të parakohshme të lëkurës, dhe në raste më të rënda, kancer të lëkurës,” shtoi ai.

Ai sipas Mail Online, paralajmëroi gjithashtu se përbërësit e prishur mund të shkaktojnë irritim apo reaksione alergjike në lëkurë.

Zgjidhja?

Kremrat kundër diellit duhet të ruhen në vende të freskëta, të thata dhe larg dritës direkte të diellit ose temperaturave ekstreme.

Të ngajshme

Një lugë mjaltë para gjumit mund të parandalojë gërhitjen

Valjeta Turkaj

Çfarë ndodh me trupin nëse ecim 30 minuta çdo ditë?

Valjeta Turkaj

Si ndikon ambienti ynë në qetësinë e mendjes dhe fuqinë e shpirtit?

Valjeta Turkaj