Telenews

Rudiger i hapur për një transferim te Man Utd

Rudiger është në muajt e fundit të kontratës së tij që i skadon në qershor dhe tashmë mund të nënshkruaj para-kontratë me cilindo klub.

Gjermani u tha se ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, por e ardhmja e tij ende nuk është qartësuar përfundimisht dhe lojtari po lidhet edhe me klube tjera.

Rudiger po lidhet me një transferim te rivalët e Unitedit, por ai thuhet se dëshiron të dijë identitetin e trajnerit të ri përpara se të flasë me Djajtë e Kuq.
Është redaktori i futbollit në gazetën gjermane Bild, Christian Falk, i cili ka folur për të ardhmen e lojtarit.
“Rudiger nuk do të marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij përpara ndeshjeve kundër Real Madridit”, ka thënë fillimisht Falk.
“Ai shpreson nga njëra anë që situata e vështirë në Chelsea do të pastrohet. Nga ana tjetër: Reali është gjithashtu i interesuar”.
“Një vendim për të ardhmen e Rudiger në United është i vështirë. Rudiger do të donte të fliste me trajnerin e ri më parë”, përfundoi gazetari gjerman

Të ngajshme

Situata e Benjamin Seskos, a luan ndaj Kosovës sulmuesi i “Djajve të Kuq”?

KushtrimGuraj

Spalletti s’i ndal lëvdatat për Zhegrovën: Së shpejti do të jetë në top formë, nuk e di si i bën do gjëra të çmendura

KushtrimGuraj

Juve barazon në derbin e Torinos, por a luajti Zhegrova?

Donat Hashani