Antonio Rudiger i është nënshtruar sot testeve mjekësore te Real Madridi.
Klubi i Real Madridit ka publikuar një fotografi të mbrojtësit gjerman gjatë testeve mjekësore që ai po i kryen në spitalin universitar, Sanitas, transmeton Gazeta Express.
@ToniRuediger
Reconocimiento médico
Hospital Universitario @Sanitas La Moraleja#WelcomeRüdiger pic.twitter.com/LaJ5ceCvgM— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 20, 2022
Pas testeve mjekësore, Rudiger do të prezantohet edhe zyrtarisht te klubi nga kryeqyteti spanjoll.
Në fillimin e muajit qershor, Real Madridi kishte njoftuar për arritjen e marrëveshjes me 29-vjeçarin, i cili së fundi ishte pjesë e Chelseat.
Ai me “Los Blancos” ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.
Antonio Rudiger në “Santiago Bernabeu” kalon si lojtar i lirë. /Gazeta Express/
The post Rudiger iu nënshtrohet testeve mjekësore, sot prezantohet te Real Madridi appeared first on Gazeta Express.

