Telenews

Rumania rrëzon dronin në hapësirën e saj ajrore, hera e parë për NATO-n

Një avion luftarak rumun F-16 ka rrëzuar të premten një dron që kishte hyrë pa autorizim në hapësirën ajrore të Rumanisë, në atë që konsiderohet hera e parë që një vend anëtar i NATO-s ndërhyn dhe shkatërron një dron brenda territorit të tij ajror.

Autoritetet rumune ende nuk kanë përcaktuar origjinën dhe qëllimin e dronit, ndërsa pilotët e avionëve luftarakë kanë raportuar se ai ishte i ngjashëm me dronët sulmues të tipit “Shahed”, të projektuar nga Irani dhe të përdorur gjerësisht nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.

Shefi i ushtrisë rumune ka bërë të ditur se incidenti ndodhi pasi droni hyri në hapësirën ajrore të vendit, ndërsa ndërhyrja u krye mbi një zonë të pabanuar në qarkun Buzau.

Ngjarja ka rritur shqetësimet në mesin e aleatëve të NATO-s për përhapjen e mundshme të pasojave të luftës në Ukrainë përtej kufijve të saj. Rumania, e cila kufizohet me Ukrainën, ka raportuar dhjetëra raste të hyrjes së dronëve apo gjetjes së mbetjeve të tyre që nga nisja e pushtimit rus në vitin 2022.

Ministrja e Jashtme e Rumanisë, Oana Toiu, konfirmoi se droni ishte përgjuar në një zonë jashtë zonave të banuara.

Të ngajshme

Misetic thotë se Specialja i shpalli në masë të madhe kriminale metodat e UÇK për arritjen e pavarësisë: Kaq larg s’shkoi as prokuroria

Yllka Gashi

KQZ ndan para për deputetët, cila parti përfiton më shumë?

Yllka Gashi

Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë –

KushtrimGuraj