Telenews

Rusi, reperi i njohur bën vetëvrasje për të mos shkuar në luftë

Reperi rus Ivan Petunin, i njohur me emrin e tij artistik Walkie, kreu vetëvrasje në Krasnodar për të shmangur rekrutimin, si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të rezervistëve të urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin.

Trupi i muzikantit 27-vjeçar u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në rrugën Kongresnaya në Krasnodar. Para se t’i merrte jetën, ai postoi një video mesazh në kanalin e tij Telegram, i cili më pas u fshi. Në të, ai shpjegoi se kishte vendosur të merrte një hap të tillë pasi nuk ishte gati të “vriste për asnjë lloj ideali”.

Ai ishte i sigurt se, herët a vonë, do të thirrej për luftë.

Të ngajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim për Kosovë e rajon

Donat Hashani

Fisnik Syla thotë se s’ka mundësi ribashkimi me Fjolla Morinën: Unë kam aq para sa për të ndihmuar një shtet

Donat Hashani

“Të parin e kisha vjerrë Halil Matoshin” – enveristi kosovar kërcënon publikisht

KushtrimGuraj