Telenews

RUSIA ÇUDITËRISHT SHPALL ARMËPUSHIM NË MARIUPOLI

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar për armëpushim në qytetin port të rrethuar të Ukrainës, Mariupol, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, për të lejuar evakuimin e civilëve, shkruan BBC.
“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë të cituar nga Agence France-Press të mërkurën.
Ndërkaq Ukraina nuk ka komentuar rreth këtij njoftimi.
Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në këtë qytet kanë dështuar mes akuzave për keqbesim nga të dyja palët. Rusia është akuzuar gjithashtu se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Rusia.
Njoftimi vjen pasi fotot e reja satelitore treguan shkatërrimin qytetit të shkaktuar nga granatimet.
Imazhet e publikuara nga kompania e vëzhgimit të Tokës, Maxar, treguan se zonat e banuara janë kthyer në gërmadha dhe kanë vënë në pah topat e artilerisë ruse në pozicionet e qitjes në periferi të qytetit.

Të ngajshme

Britania nuk mbështet vendimin për bllokimin e porteve iraniane

Valjeta Turkaj

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj