Telenews

Rusia po vazhdon të përdorë armë kimike në Ukrainë

Forcat ruse po vazhdojnë të përdorin armë kimike në Ukrainë, duke shkelur konventat ndërkombëtare.

Oleksandr Tarnavskyi, komandanti për sektorin ushtarak Tavria, tha se një incident kishte ndodhur në afërsi të Novodanylivka.

Ai tha për Kyiv Independent se kloropikrin ishte shfrytëzuar nga forcat ruse, por nuk u raportuan viktima, raporton skynews.

Kloropikrini është një substancë kimike e përdorur si gaz helmues dhe irritues që shkakton acarim intensiv të lëkurës dhe syrit ndërsa thithja e tij mund të dëmtojë organet e brendshme.

Edhe pse dikur ishte përdorur gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo substancë tani është e ndaluar botërisht për qëllime ushtarake.

Ky nuk është rasti i parë i raportuar i Rusisë të shfrytëzimit të armëve kimike gjatë pushtimit të Ukrainës.

Shërbimi Kufitar i Ukrainës kishte raportuar më parë se ushtria ruse ka përdorur aerosol dhe granata kimike pranë Avdiivka, rajon i Donetskut.

Të ngajshme

Slavia dhe Bodo/Glimt barazojnë në një ndeshje spektakolare – Olympiacos nuk fiton ndaj Pafos

KushtrimGuraj

Trent Alexander-Arnold u lëndua rëndë: Ai do të humbasë tetë ndeshje, përfshirë El Clasicon

KushtrimGuraj

Tabela pas 4 xhirove në Superligën e Kosovës në Futboll

Donat Hashani