Telenews

Rutte vizitë në Kiev: SHBA dhe Europa po punojnë për garanci sigurie për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ishte në një vizitë në Kiev, ku diskutoi për garancitë e sigurisë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë një konference të përbashkët me liderin ukrainas, Rutte tha se Shtetet e Bashkuara dhe Europa po punojnë së bashku për garanci sigurie, që i ndau në dy shtresa.

E para ka të bëjë me një ushtri ukrainase të fortë për të mbrojtur vendin edhe në të ardhmen dhe tjetra janë garancitë e sigurisë të ofruara nga aleatët perëndimorë.

Rutte tha se presidenti amerikan e ka bërë të qartë se SHBA do të përfshihen në ofrimin e garancive për Ukrainën dhe shtoi se palët po punojnë bashkë që këto garanci të jenë të një niveli të tillë që Putin të mos sulmojë sërish.

Edhe Zelensky konfirmoi gatishmërinë e SHBA për të qenë pjesë e garancive të sigurisë dhe njoftoi se çdo ditë po mbahen bisedime për të diskutuar detajet.

Kreu i shtetit ukrainas akuzoi palën ruse se po bën çdo gjë për të shmangur një takim me të, pasi nuk duan ta përfundojnë luftën.

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë për NBC News tha se deri tani nuk është planifikuar asnjë takim mes dy liderëve, pasi një axhendë e detajuar nuk është përgatitur. Kjo mund ta bëjë me të vështirë arritjen e afatit për një takim Putin-Zelensky deri në fund të muajit gusht.

Një takim mes dy liderëve të vendeve në luftë u dakordësua pas zhvillimeve te fundit ne frontin diplomatik dhe pasi Donald Trump u takua si me Putin, ashtu edhe me Zelensky. Presidenti amerikan se fundmi i krahasoi dy liderët me vajin e uthullën, për të treguar se ata nuk shkojnë mirë për arsye që janë të dukshme.

Trump tha se nëse një takim mes tyre zhvillohet, ai do te preferonte të mos ishte pjese nëse nuk do të ishte nevoja.

Të ngajshme

Zvarritja e qarkores buxhetore, komunat pa mundësi të hartojnë buxhetin

KushtrimGuraj

Zogaj: Gërvalla e pranoi që ka bashkëpunuar me Prokurorinë në Hagë deri në vitin 2018

KushtrimGuraj

Trump i krahason Zelenskyn dhe Putinin me “vajin dhe uthullën”

KushtrimGuraj