Telenews

Sa ishte paga mesatare në Kosovë gjatë 2024? Ja statistikat

Agjencia e Statistikave në Kosovë ka publikuar Vjetarin Statistikor 2025.

Sipas të dhënave të këtij raporti, paga mesatare bruto për vitin 2024 ishte 639 euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2014 kur paga mesatare bruto ishte 403 euro.

Agjencia e Statistikave ka publikuar të dhëna edhe për pagën mesatare neto. Sipas raportit, paga mesatare neto në vitin 2024 ishte 552 euro e në vitin 2014 ishte 365.

Në Kosovë, sipas ASK-së ka dallime në pagat në sektorin publik e atë privat.

Sipas të dhënave, përgjatë vitit 2024, paga mesatare neto në sektorin publik ishte 668 euro.

Të ngajshme

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit

KushtrimGuraj

Në Greiçec të Suharekës përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60

KushtrimGuraj

28 vjet nga Beteja e Llapushnikut, një nga përballjet më të rëndësishme të UÇK-së

KushtrimGuraj