Telenews

Sadiku: LDK duhet të çlirohet nga komplekset ndaj së kaluarës

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike pas refuzimit të 6-shes së kësaj partie për mbështetjen e kandidatit konsensual, Bekim Sejdiu që u arrit përmes bisedimeve të kreut të kësaj partie me liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë parti shtetformuese, shtetndërtuese dhe nismëtare e aleancave mbi të cilat qëndron sot Kosova.

Ai tha se LDK-ja duhet të ‘çlirohet nga komplekset ndaj së kaluarës dhe të krenohet me të’.

Në përgjigje të situatës së krijuar me kolegët e partisë, Sadiku shkroi se LDK duhet të jetë subjekt politik që e përgatit Kosovën për ekonominë e së ardhmes dhe jo të menaxhojë problemet e vitit 2000.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj