Telenews

Salah ende i zhgënjyer nga finalja e Ligës së Kampionëve: Liverpooli e meritonte të fitonte

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah pati një tjetër sezon fantastik, me egjiptianin që shënoi 31 gola në katër gara dhe ndihmoi Liverpoolin të fitonte Kupat e FA dhe Carabao.

Reds përfunduan gjithashtu si nënkampionë
në Ligën e Kampionëve, si dhe përfunduan nënkampionë në Premier League pas
Manchester Cityt.

Por Salah, në një intervistë për France
Football, ndau mendimin e tij se Liverpool meritonte më shumë në finalen e
Parisit dhe se skuadra e Jurgen Klopp meritonte të kurorëzohej kampion i
Evropës.

“Ne e merituam të fitonim, kishim më
shumë shanse. Unë pata dy ose tre raste të pastra, por Thibaut Courtois bëri
pritje të jashtëzakonshme. Është puna e tij, kjo është ajo për të cilën Real
Madridi e nënshkroi atë. Ishte nata e tij,” tha ai për France Football.

/Gazeta Express/

The post Salah ende i zhgënjyer nga finalja e Ligës së Kampionëve: Liverpooli e meritonte të fitonte appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Tuttosport: Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, kosovari mes katër lojtarëve që po fiton rëndësi te Juventusi –

KushtrimGuraj

Ja kur pritet të rikthehet Raphinha në fushë, Barcelona merr lajme të mira –

KushtrimGuraj

Ronaldo, 19 gola larg shifrës së 1.000 golave në karrierë

Rrezarta Ramaj