Telenews

Salah trondit Liverpoolin me vendimin e fundit

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka thënë se ky do të jetë viti i tij i fundit në “Anfield”.

Ai tha se aktualisht, bisedimet me klubin janë larg dhe nuk ka përparim në bisedimet për kontratën e re.

“Sezoni im i fundit në Liverpool? Deri më tani, po… janë 6 muajt e fundit dhe jemi shumë larg nga progresi në bisedime. Nuk jemi afër, nuk ka përparim”, tha Salah për Sky Spor.

Salahu iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017, ku ka 375 paraqitje në të gjitha garat dhe i ka shënuar plot 231 gola, teksa ka fituar me Liverpoolin Champions Leaguen, Premier Leaguen e kupat e Anglisë.

Të ngajshme

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj