Në një atmosferë entuziazmi dhe përkrahjeje të jashtëzakonshme, kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka mbajtur mbrëmë tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore.
Në praninë e qindra qytetarëve, simpatizantëve dhe strukturave të PDK-së, Lushtaku falënderoi të gjithë për besimin, mbështetjen dhe pjesëmarrjen e madhe gjatë gjithë fushatës. Ai theksoi se Skenderaji ka qenë dhe do të mbetet simbol i zhvillimit, bashkimit dhe qëndresës.
“Faleminderit Skenderaj për përkrahjen, besimin dhe pjesëmarrjen e sontme në tubimin përmbyllës të fushatës sonë! Mirënjohës përjetë!”, u shpreh Lushtaku në fjalimin e tij.
Ai theksoi se qytetarët e Skenderajt do të vazhdojnë rrugën e filluar për zhvillim, transparencë dhe përfaqësim dinjitoz në çdo fushë të jetës publike.
Tubimi përmbyllës u shoqërua me entuziazëm të madh dhe me thirrje të njëzëshme për votën për PDK-në dhe Sami Lushtakun më 19 tetor.
#VazhdojmëPërSkenderajn #PDK191