Telenews

Sami Lushtaku: Paralajmërohet padi ndaj Albin Kurtit për shpifje dhe deklarata publike

“i-tham-hajde,-pushken-e-ki-ketu”-sami-lushtaku-tregon-qysh-albin-kurti-refuzoi-te-behej-pjesetar-i-uck-se

Sami Lushtaku ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për “gënjeshtra dhe shpifje publike” lidhur me një incident të ndodhur vitin e kaluar në Skenderaj.

Sipas reagimit, Kurti po pretendon rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë”, ndërsa thuhet se për rastin ekzistojnë raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë që dëshmojnë se nuk ka pasur asnjë rrezik të sigurisë në komunikacion.

Në reagim thuhet se rasti është mbyllur nga organet kompetente dhe se, për shkak të vazhdimit të deklaratave publike ndaj tij, nga nesër do të iniciohet padi për shpifje.

“Pas 6 vitesh në pushtet, Kosovës nuk i le asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik. Mjaft më!”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Të ngajshme

Abdixhiku me Osmanin në Stanoc të Vushtrisë: Po ndiejmë frymë të re, po mbështetet një rrugë tjeter për Kosovën

KushtrimGuraj

Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë

KushtrimGuraj

KQZ publikon listat e kandidatëve për deputetë, 902 emra në garë për zgjedhjet e 7 qershorit

KushtrimGuraj