Telenews

Ministri i Jashtëm gjerman: Turqia ka potencial të ndikojë në luftërat në Ukrainë dhe Iran

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul ka deklaruar të hënën se Turqia ka potencial dhe mund të ushtrojë ndikim mbi luftërat në Ukrainë dhe Iran. Ai ndër të tjera shtoi se Bashkimi Evropian dhe Ankaraja duhet të forcojnë lidhjet strategjike.

“Turqia ka potencialin të ushtrojë ndikim të konsiderueshëm në këto zona problematike, jo vetëm për shkak të afërsisë së saj gjeografike, por edhe për shkak të rëndësisë së saj të madhe politike dhe ekonomike”, u tha Wadephul gazetarëve në një konferencë për shtyp me homologun turk Hakan Fidan në Berlin.

Ai shtoi se do të vazhdojnë forcimin e marrëdhënieve strategjike midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian, me Gjermaninë që mbështet që Turqia të merret në konsideratë në zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe industriale të BE-së.

“Nëse Turqia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ajo do të gjejë një partner miqësor dhe të besueshëm në Gjermani”, tha Wadephul.

Ai theksoi se për t’u anëtarësuar në union, Turqia duhet të përmbushë të gjitha kriteret.

Të ngajshme

SHBA lejon përkohësisht aksesin në naftën ruse të bllokuar

KushtrimGuraj

Anija turistike prekur nga hantavirusi mbërrin në Holandë për dezinfektim

Valjeta Turkaj

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit, Kosova aktualisht jashtë planeve

Valjeta Turkaj