Telenews

Sanduloviq jep detaje shokuese nga torturat: BIA më detyroi t’i puth fotografitë e agjentëve serbë të vdekur në Kosovë

Nikolla Sanduloviq, i cili kohëve të fundit është rrahur dhe torturuar nga shërbimi famëkeq sekret serb BIA, ka folur sërish për mediat ndërkombëtare rreth dhunës së ushtruar ndaj tij pas vizitës te varrezat e familjes Jashari.

Ai ka ndarë edhe hollësi të reja për rastin, ku shpjegon për “Observer” se BIA e uli në gjunjë dhe e detyroi të puth fotografitë në mur të agjentëve serbë që kanë vdekur në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

Pastaj kur filluan rrahjet më goditën aq fort sa humba ndjenjat. Në furgon më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s, ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla”, ka thënë Sanduloviq, siç e citoi “The Guardian”.

Tortura, thotë Sanduloviq, zgjati gjashtë orë.

Ata u ulën në të dyja këmbët e mia, më tërhoqën krahët dhe ma kthyen kokën mbrapa, ndërkohë që videografonin [skenat] dhe bërtisnin ‘tradhtar”.

Në fund thash: ‘Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek.”

Të ngajshme

Çfarë dihet rreth daljes nga shinat të tramvajit në Lisbonë?

Valjeta Turkaj

Vrasja në Lipjan, policia bastis shtëpinë e të dyshuarit Top Kolshi – gjendet një armë

Valjeta Turkaj

Në pritje të mandatarit, Kurti: Të dielën mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm

Valjeta Turkaj