Telenews

SBASHK-U PARALAJMËRON GREVË, VENDIMI PRITET TË MERRET NË KËTË DATË

Më 2 prill Kongresi i SBASHK-ut, mund të marrë vendim për grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor duke filluar nga çerdhet e deri tek universitet, në rast se Qeveria e Kosovës nuk ua plotëson kërkesat punëtorëve të arsimit.
Kështu ka thënë për Telegrafin, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ai tha se pas kongresit të Sindikatës se Arsimit, i cili pritet të mbahet me 2 prill, i tërë sistemi arsimor rrezikohet të shkojë në grevë, si pasojë e mos gatishmërisë se qeverisë për zgjidhjen e kërkesave të sindikatës dhe mos publikimin e versionit final për Ligjin e Pagave.
Jashraj madje tha se për të ndërmjetësuar një takim me kryeministrin Albin Kurti, i janë drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Ne jemi duke vazhduar të gjitha përpjekjet që me dialog dhe takime të bëjmë zgjedhje për kërkesat tona, madje i kemi dërguar letër Presidentes dhe kryetarit të Kuvendit që ata të ndërmjetësojnë te Qeveria që të kemi dialog gjatë kësaj jave, që të kemi zgjidhje edhe për Ligjin e Pagave dhe për kërkesën tonë që derisa të bëhet ligji i pagave në marrëveshje me SBASHK-un dhe sindikatat tjera, atëherë Qeveria të bëjë një shtesë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në arsim që nga çerdhet deri në universitet e po ashtu edhe për të gjithë punëtorët e institucioneve të kulturës, ngase kemi rritje të vazhdueshme të çmimeve”, u shpreh Jasharaj.
Ai shtoi se kjo javë është finale për të parë pastaj se çfarë vendimi do të merret në Kongresin e Sindikatës së Arsimit, që do të mbahet të shtunën më 2 prill.
“Nëse gjatë kësaj jave nuk do të ketë ndonjë lëvizje pozitive nga ana e Presidentes, Kryetarit të Kuvendit, e as Qeverisë Kurti, atëherë më 2 prill është Kongresi dhe kam frikë që delegatët që janë përfaqësues të sistemit arsimor dhe kulturor do të marrin vendim për veprime sindikale duke mos përjashtuar dhe grevën e përgjithshme. Shumë gjëra varen nga kjo javë që jemi, nga gatishmëria e Qeverisë për të reflektuar e për t’u ulur për të bërë zgjedhje bashkë me ne, nëse jo atëherë më 2 prill i mbetet Kongresit, dhe unë jam i sigurt që Kongresi do të marrë vendim për veprime sindikale”, tha Jasharaj.
I pari i SBASHK-ut shtoi se çdo gjë që do të ndodh në sistemin arsimor pas datës 2 prill, fajtori i vetëm do të jetë Qeveria Kurti.
“Çdo gjë që ndodh pastaj në sistemin arsimor, fajtori i vetëm është Qeveria Kurti që po i ik dialogut dhe nuk po gatishmëri që të ulet me SBASHK-un dhe sindikatat tjera për t’i zgjedhur çështjet me dialog dhe marrëveshje”, tha Jasharaj.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në vend ka kërkuar nga Qeveria që të jenë pjesë e hartimit të Ligjit për Paga dhe miratimin sa më të shpejtë të tij.

Të ngajshme

Makinat e reja e të blinduara të Policisë së Kosovës, njihen për qëndrueshmëri të “çmendur”

Donat Hashani

Deputeti Thaçi: Lëvizja “Vetëvendosje” i ka kaluar përmasat e një subjekti politik

Donat Hashani

Rekomandimi që uji nga Badoci të mos përdoret për pije, harta e zonave që furnizohen nga ky liqen

Donat Hashani