Shefi i Milanit, Paolo Scaroni ka dhënë të
kuptohet së Kuqezinjtë nuk do të hynë në panik nëse ata e humbasin Rafael Leao
këtë verë
Sulmuesi anësor portugez është emëruar si
lojtari i sezonit në Serie A, pas një kampanje në të cilën Kuqezinjtë arritën
ta fitojnë titullin në fund.
Megjithatë, ai është lidhur me një largim të
mundshëm gjatë verës pasi që raportet në Spanjë thonë se Leao është synim i
Real Madrid.
Derisa Scaroni nuk ka dhënë siguri që Leao do
të rrijë, ai ju ka sugjeruar tifozëve të Milanit që mos të shqetësohen. I
pyetur podcast i GR Parlamento, ‘La Politica Nel Pallone’, nëse Leao është i pazëvendësueshëm,
ai tha: Nuk punoj me transferet, nuk dëshiroj që të përfshihem”.
“Leao padyshim është një xhem i çmuar por
Milan ka treguar se është e aftë për të zëvendësuar edhe ata që duken të
pazëvendësuar”, ka thënë ai.
“Me kujtohet lëndimi i Simon Kjaer dhe
paraqitje e Kalulu, në retrospektivë sot të gjithë jemi të lumtur që kemi zbuluar
një talent të ri”.
Leao ju bashkua Milanit nga Lile më 2019 për
rreth 23 milionë euro.
Por, ishte sezoni i kaluar kur ai doli në
skenë, shënoi 14 gola dhe e ndihmoi Milanin ta fitojë titullin pas 11 viteve.
Raportet e fundit thonë se Leao ka ndryshuar
agjentët dhe kjo do të thotë se i ka komplikuar gjërat për blerësit e mundshëm.
/GazetaExpress/
The post Scaroni për largimin e Leaos: Milani gjithmonë ka ditur të bëjë zëvendësime të mira appeared first on Gazeta Express.

