Telenews

Seanca nga 20:30, kandidate për presidente Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha

Kryeparlamentarja e Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nga ora 20:30 është ftuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhje të presidentit. 

Haxhiu në postim në Facebook ka shkruar se janë propozuar Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha si kandidate për presidente. 

Rushiti është drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës.

Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ishin nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Hatixhe Hoxha është doktorantë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje nga viti 2010. 

“I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, ka njoftuar Haxhiu. 

Të ngajshme

Nis votimi për dy kandidatet për president, opozita bojkton seancën

KushtrimGuraj

“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Gruda thotë se është lojë politike

KushtrimGuraj

Trump diskuton ofertën e re të Iranit

KushtrimGuraj