Telenews

Seanca solemne e Prishtinës: Këtë festë po e zbeh mungesa e krerëve të UÇK-së

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne për nder të 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në këtë seancë u nderuan edhe 5 gra të cilat dhanë kontributin e tyre gjatë luftës, derisa të zbehtë festimet e sotme u tha se po i bënë mungesa e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë.

Kjo seancë nisi me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe atij të Shqipërisë dhe me një minutë heshtje për të nderuar të gjithë të rënët për liri.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama teksa ka uruar qytetarët e Kosovës për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës tha se dita e sotme qoftë ditë afirmimi i forcës dhe qëndresës së bashkuar.

Në këtë seancë për kontributin e dhënë gjatë luftës me mirënjohje u nderuan Ramize Avdullahu-Salihu, Emine Vitia-Brahimi, Hyrie Veliu,  Ibadete Canolli-Kaçiu dhe Zymrie Vitia.

I pari i Prishtinës këto pesë gra i quajti shembuj të fuqisë dhe sakrificës.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj