Telenews

Sekretari i Thesarit i ShBA-së e akuzon Zelenskyn për mashtrim: Në Munih më siguroi se do ta nënshkruante marrëveshjen, nuk e bëri

Sekretari i Thesarit i Kombeve të Bashkuara, Scott Bessent, e ka akuzuar presidentin e Ukrainës se nuk e ka përmbushur premtimin që ia kishte dhënë në Munih të Gjermanisë për të nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e mineraleve ukrainase me ShBA-në.

Bessent-i e kritikoi presidentin ukrainas për dështimin që të nënshkruante një marrëveshje me vlerë të 500 miliardë dollarëveamerikanë për t’i ofruar ShBA-së minerale kritike dhe për eskalimin e një lufte fjalësh me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili Zelenskyn e ka quajtur “diktator”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sekretari i Thesarit tha se Zelensky “më siguroi mua se do ta nënshkruante marrëveshjen për minerale në Munih dhe ai nuk e ka bërë këtë”. Zyrtari i lartë amerikan e përshkroi marrëveshjen për furnizim me minerale si pjesë të një “plani elegant” për ta sjellë Ukrainën më afër orbitës së Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, Zelensky i refuzoi kërkesat e Shteteve të Bashkuara që Ukraina t’ia shpaguante aq shumë Uashingtonit ndihmat gjatë luftës përmes pasurisë minerare, duke thënë se Uashingtoni nuk e kishte ofruar as për së afërmi atë shumë deri më tani dhe nuk ofroi garanci specifike të sigurisë në marrëveshjen e propozuar.

Bessent-i tha se Rusia mund të sigurojë lehtësim nga sanksionet amerikane në bazë të gatishmërisë së saj për ta negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për televizionin “Bloomberg” të enjten, ai gjithashtu tha se do të flasë të premten me homologun kinez dhe do t’i bëjë thirrje Kinës për ta ribaraspeshuar ekonominë e saj drejt rritjes së shpenzimeve të konsumatorëve.

Kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për t’i shtuar ose pakësuar sanksionet ndaj Rusisë varësisht nga zhvillimi i bisedimeve për përfundimin e luftës në Ukrainë, Bessent-i tha: “Ky do të ishte një karakterizim shumë i mirë.”

Ai shtoi: “Presidenti [Trump] është i përkushtuar për t’i dhënë fund konfliktit shumë shpejt.”

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ai mund të takohet këtë muaj me homologun rus, Vladimir Putin, për ta diskutuar përfundimin e luftës.

Në intervistë, Bessent-i refuzoi që të ofronte një afat për takimin Trump – Putin, por konfirmoi se ai nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të Grupit G20 javën e ardhshme në Afrikën e Jugut “për shkak të disa shqyrtimeve të brendshme.

 

Të ngajshme

Trump bën edhe një deklaratë të fortë për Trump dhe Zelenskyn

Donat Hashani

Trump me akuza të rënda ndaj dy shteteve të mëdha evropiane për luftën në Ukrainë

Donat Hashani

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën atje

Donat Hashani