Telenews

Sekreti psikologjik për të shmangur konfliktin kur nervat tuaja janë jashtë kontrollit

Janë disa momente, kur ndjen se keni një vullkan në stomak dhe llava e tij arrin deri në fyt, gati për të hedhur fjalë, biseda dhe mallkime për të cilat më vonë do të pendohesh.

Për disa arsye, sidomos në femrat dhe sidomos në ditë të caktuara të muajit, kemi ato nerva që e dimë se kur të shpërthejnë, bashkëbiseduesi ynë do ta ketë shumë, shumë të vështirë.

Zgjidhja e lehtë është të qëndroni aty dhe të shpërtheni, edhe të relaksoni botën tuaj të brendshme. Nuk ka rëndësi nëse është faji i partnerit apo jo, tensioni është në të dy drejtimet dhe duhet çliruar.

Nëse i përkisni kësaj kategorie femrash, duhet ta dini se herët a vonë, këto nerva nuk do t’ju funksionojnë, pasi ka shumë mundësi që i dashuri juaj të mos i durojë këto fjalë.

Pra, çfarë të bëjmë për të mos u habitur?

Imitojmë Phoebe-n nga “Friends”, marrim kohën tonë dhe mund të bërtasim pak në jastëk. Nëse kjo nuk ju duket në rregull, mund të hipni në makinë, të lëshoni muzikë dhe të bërtisni derisa të qetësohet i gjithë emocioni që po ndjeni.

Duhet ta dini se nervat janë në të kuqe zakonisht për gjysmë ore, pastaj zbuten. Pse, pra, të humbisni të drejtën tuaj me të bërtitura dhe sharje dhe të mos shmangni këtë betejë shpirtshkatërruese?

Duhet ta dini se ka njerëz që nuk durojnë të dëgjojnë gjëra të këqija apo histeri dhe largohen nga frika se mos e përjetojnë sërish. Pra, ndoshta duhet ta menaxhoni atë pak më të zgjuar.

Të ngajshme

Truku për të fjetur rehat kur është vapë dhe pa ajër të kondicionuar

KushtrimGuraj

10 shenja që tregojnë se nuk po kujdeseni si duhet për trupin dhe mendjen tuaj

KushtrimGuraj

Çfarë i ndodh trupit nëse mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?

KushtrimGuraj