Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e tregut, ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe mjeteve të tjera të dyshimta që po shiteshin nga shitës ambulantë në “Qarshinë e Gatë” në Pejë.
Aktiviteti policor kishte nisur më 5 gusht, kur gjatë kontrolleve në këtë zonë u evidentua se nga shitësit ambulantë po tregtoheshin mjete të mprehta, boksa metalikë dhe artikuj të tjerë të ngjashëm, shkruan IndeksOnline.
Në vazhdën e këtij aktiviteti, më 12 gusht, inspektorët e tregut, me asistimin e zyrtarëve policorë të stacionit policor në Pejë dhe duke respektuar procedurat ligjore, kanë kontrolluar shitësit ambulantë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
- 86 mjete të mprehta (briska)
- 19 “boksa” metalikë
- 2 shufra metalike
- 3 falltorë thike


