Dy raste të falsifikimit të parave janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë e tjetri në Lipjan.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, një zyrtare e një banke në Lipjan gjatë ditës së djeshme ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 343 monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme.
Ndërkaq, në një bankë në Prishtinë janë deponuar 2 mijë e 660 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar dhe lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori.
Njoftimi i policisë për të dy rastet:
FALSIFIKIM I PARASË
Lipjan 22.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare-zyrtare e bankës (me 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 343 monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
· Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.12.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar i bankës (me 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 2660 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.