Telenews

Sekuestrohen rreth 3 mijë libra shkollorë, dyshohet se ishin prodhuar pa të drejta autoriale

Task-Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit ka sekuestruar rreth 3 mijë libra shkollorë dhe profesional.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se kjo u bë në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Autorit të MKRS-së, Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe të Policisë së Kosovës.

Sekuestrimi i librave u bë në bizneset të cilat nuk kishin marrëveshje me mbajtësit e të drejtave të autorit, dhe se do të ndërmirren masa ndëshkuese konform ligjit.

“Task-Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit, njofton mbajtësit e të drejtave dhe subjektet të cilat bëjnë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit, se është në veprim dhe do të ndërmerr aksione të vazhdueshme në treg, duke instaluar sistemin e mbrojtjes së krijimtarisë intelektuale dhe luftën kundër piraterisë si një mision të përditshëm të institucioneve shtetërore. Task-Forca kundër piraterisë kërkon nga të gjithë personat të cilët pretendojnë se të drejtat e tyre janë duke u shkelur të drejtohen në organet kompetente, Inspektoratin e Tregut dhe Policinë e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Të ngajshme

Lladrovci: VV nuk i ka numrat, duhet një koordinim ndërpartiak

Valjeta Turkaj

Rama ndërpret takimin elektoral pasi mëson lajmin e vdekjes së Papa Françeskut, heq kapelën dhe e nderon me një minutë heshtje: Ishte ndryshe!

Valjeta Turkaj

Raportohet se një 18-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, dyshohet për vrasjen e policit Muhamed Lika

Valjeta Turkaj